Ish-futbollisti i njohur italian bëhet baba për herë të parë: Ka lindur Stella

Nov 19, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Kombëtares italiane, Christian Vieri dhe ish-velina Costanza Caracciolo janë bërë prindër të një vajze që kanë vendosur që ta quajnë Stella.

vieri1

Vieri, i cili gjatë karrierës ka veshur fanellën e Juventusit, Interit, Milanit dhe Lazios, është bërë për herë të parë baba. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

vieri2

Christian Vieri publikoi një foto të realizuar gjatë shtatzënisë së Costanza-s e bashkëngjitur me të ai shkroi: “Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”.

vieri

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se nëna dhe vogëlushja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi i pritjes së ëmbël u mësua vetëm kur ish-velina ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se çifti u lidh në vitin 2017 dhe në të njëjtin vit Costanza humbi një fëmijë pas një aborti spontan.

Costanza Caracciolo Costanza Caracciolo 1 Costanza Caracciolo vieri

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura