Ish-futbollisti i Kombëtares merr detyrën e re në PD! Ja posti që do të mbajë

Mar 31, 2021 | 9:41
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i kombëtare, Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet.

andi lila

Lajmi për detyrën e re të Lilës është konfirmuar nga burime të “Panorama.al”, pranë selisë së PD.

Prej disa kohësh, Andi Lila është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas herë është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i kombëtare, Andi Lila u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar amanetin e studentëve të ’90-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura