Ish-futbollisti i Barcelonës merr pushimet e parakohshme: Nuk do të nënshkruaj me asnjë klub këtë vit

Sep 24, 2021 | 23:14
SHPËRNDAJE

Dani Alvesh ka vendosur të shkëputet nga futbolli aktiv deri vitin tjetër që pas ndërprerjes së kontratës me Sao Paolon.

dani alvesh

Ish-mbrojtësi i Barcelonës kaloi dy vite në kampionatin brazilian me Sao Paolon, por ndërpreu kontratën pasi klubi nuk e pagoi duke i krijuar një borxh prej 3 milionë eurosh. 38-vjeçar reagoi në rrjetet sociale duke u shkruar fansave se do të qëndrojë pushim për këtë vit, pasi nuk ishte çështje parash, por ëndërr fëmijërie.

“Unë jam këtu për t’ju informuar se kam zgjedhur të mos nënshkruaj për asnjë klub për pjesën tjetër të vit. Unë erdha në Brazil për të realizuar ëndrrën e një fëmije: fitimin e titullit kampion me klubin e zemrës. Bëhet fjalë për njerëzimin, vlerat dhe karakterin, jo për paratë’’, shkruan Alvesh.

38-vjeçari u shpall kampion i Brazilit me Sao Paolon sezonin që lamë pas duke realizuar ëndrrën e tij që kur ishte fëmijë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura