Ish-e dashura e Steve Jobs: Ishte i çekuilibruar. Mohoi fëmijët e tij dhe jetonte si miliarder

Oct 4, 2015 | 12:17
SHPËRNDAJE

Ish-bashkëjetuesja e Steve Jobs, themeluesit të “Apple” ka zbuluar një anë tjetër të personit që adhurohet në mbarë botën për shpikjet e tij në fushën e teknologjisë.

Steve Jobs me të dashurën e gjimnazit
Steve Jobs me të dashurën e gjimnazit

Chrisann Brenaan ka qenë e dashuria e Jobs në vitet e gjimnazit dhe sipas “The Telegraph” ajo ka qenë dashuria e tij e parë.

Jobs dhe Brenaan jetuan bashkë, derisa kjo e fundit mbeti shtatzënë. Në këtë moment, sipas Brenaan, Jobs tregoi anën tjetër të tij.

Ai e mohoi fëmijën, sipas saj edhe pse testi i ADN-së e konfirmoi. “Ai nuk donte të njihte fëmijën e tij. E dija që ishte një njeri i ashpër dhe i fiksuar pas gjërave të tij, por nuk ma priste mendja se mund të arrinte deri aty sa të mohonte gjakun e tij”, tha Brenna.

Ajo madje flet edhe për ndihmën ekonomike të Jobs. “Pasi linda fëmijën i vetmi kontakt me Steve ishte çeku që ai dërgonte për ushqimet e fëmijës. Ai na dërgonte një lëmoshë ndërkohë që vetë jetonte si miliarder mes luksit”, rrëfen nëna e fëmijës së Jobs.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura