Ish e dashura e Cristiano Ronaldo-s bën paralajmërimin e fortë për Georgina Rodriguez! Modelja seksi: Mbaje nën vëzhgim ose…

Sep 6, 2021 | 21:56
SHPËRNDAJE

Modelja Natacha Rodriguez, e cila pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Cristiano Ronaldo-n para se ai të lidhej me Georgina Rodriguez, ka bërë një paralajmërim mjaft shqetësues për të dashurën e sportistit.

cristiano ronaldo georgina rodriguez (1)

Duke folur për “The Sun”, Natacha, 25 vjeç, tha: “Cristiano më hodhi si një gurë dhe mund të bëjë të njëjtën gjë me Georgina-n. Georgina duhet ta mbajë nën kontroll edhe nëse ka besim dhe nëse do që të kenë një të ardhme bashkë”.

Natacha pretendon se ai kaloi dy vjet duke i dërguar mesazhe sekrete asaj. Pas muajsh mesazhe, thuhet se dyshja u takuan dhe përfunduan duke bërë seks.

cristiano ronaldo georgina rodriguez (2)

Ajo shtoi: “U lëndova nga mënyra si u largua nga unë, duke më bllokuar kontaktet kudo, dhe akoma më dhemb kjo gjë tani. Gjithmonë do të ketë një ‘para’ dhe ‘pas’ në jetën time me Cristiano-n dhe ndjenjat e mia kanë qenë shumë të forta për të. Tani mendoj se ai thjesht më përdori për seks. Nuk jam penduar, sepse të qenit me të ishte si një ëndërr e realizuar, por ndihem e tradhtuar”.

cristiano ronaldo georgina rodriguez (6)

Natacha pranon se nxiti kontaktin midis çiftit. Ajo i dërgoi një fotografi të vetes natën vonë në Instagram në shtator të 2015-ës, ku shkroi: “Një puthje të madhe”.

Ajo tha: “Ishte ora një e mëngjesit dhe e bëra si shaka. Asnjëherë nuk e kisha menduar se mund të përgjigjej. Por në orën gjashtë të mëngjesit ai më dërgoi një mesazh dhe gjërat shkuan më tej. Ai më tha se donte të më shihte personalisht. Cristiano gjithmonë e bënte të qartë se i pëlqente trupi im”.

cristiano ronaldo georgina rodriguez (4)

Ronaldo e ftoi Natacha-n në apartamentin e tij në Lisbonë më 5 tetor 2016, por në minutën e fundit ai e anuloi, duke pretenduar se kishte vetëm një orë kohë, që nuk i mjaftonte për të. Dyshja vazhduan t’i dërgonin mesazhe njëri-tjetrit.

Dy muaj më vonë i dërgova një mesazh duke i thënë se duhej të flisnim, por ai më kishte bllokuar. Shpresoj që të jetë besnik ndaj Georgina-s tani.

cristiano ronaldo georgina rodriguez (9) cristiano ronaldo georgina rodriguez (8) cristiano ronaldo georgina rodriguez (7) cristiano ronaldo georgina rodriguez (5) cristiano ronaldo georgina rodriguez (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura