Ish-drejtori sportiv kritikon Ibrën: Milani nuk është ‘reality show’, e gabuar ajo që bën suedezi

Feb 23, 2021 | 9:57
SHPËRNDAJE

Masimiliano Mirabeli, ish-drejtori sportiv i Milanit, kritikon pjesëmarrjen e Zlatan Ibrahimoviçit në “Sanremo” në këtë moment të vështirë të sezonit.

mirabeli

“Nuk e di kur janë firmosur kontratat, por e sigurt është se Milani nuk është një ‘reality show’. Është një çështje beqarësh dhe të martuarish, një mesazh shumë i gabuar brenda grupit. Kjo çështje, bashkë me zërat e rinovimit, nuk i bëjnë mirë grupit, janë shpërqendrime që në fund i paguan”, tha Mirabeli për “Radio Sportiva”.

Pastaj edhe një koment për humbjen në derbi dhe rinovimet e vonuara të Donarumës dhe Çalhanoglusë: “Interi fitoi me meritë. Milani provoi, por gjeti përballë një Handanoviç të shkëlqyer. Rinovimet e Xhixhos dhe Çalhanoglusë janë në kohë të gabuar. Sot që të dy mund të firmosin me këtë të duan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura