Rama poston foto me fëmijët, ish-drejtori i shkruan në FB: Me pazaret që bëre me Frrokat, vështirë t’u sigurosh jetë të qetë

Apr 7, 2015 | 8:10
SHPËRNDAJE

Komente pa fund pas postimit të fundit të kreut të qeverisë, që ne fundjave u shfaq i qeshur mes fëmijëve në emisionin e fundjavës “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.

“Sot mes emocioneve të fëmijëve, prindërve e mësuesve tek E DIELA SHQIPTARE”- ka shkruar Rama, si mesazh shoqërues të fotove te bëra me fëmijët. Si gjithnjë nuk kanë munguar kritikat, pakënaqësitë, e as akuzat.

Postimi i Rames dhe mesazhi i ish drejtorit

Mes morisë së komenteve bie në sy edhe një komentues që thotë se është një drejtor i dorëhequr nga zhgënjimi se edhe me këtë qeveri, Shqipëria nuk bëhet dot kurrë shtet.

“Ore mund tu sigurosh jete te qete ketyre? Me pazaret qe bere me Frrokat, veshtire. Nje ish drejtor i dorehequr pasi kuptova qe ne kete vend nuk mund te behet kurre shtet”-shkruan Erald Balani. Ne profilin e tij në FB, mund të lexosh se ai ësht ish-përgjegjes sektori në IMK.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura