Ish- drejtori i rëndësishëm thirret dëshmitar për Shullazin, noteria: Pakti u bë jashtë zyrës sime

Jul 25, 2017 | 13:22
SHPËRNDAJE

Në një seancë të mbajtur sot, nga Gjykata për Krime të Rënda, thuhet se është pranuar kërkesën e Prokurorisë, për pyetjen si dëshmitar të Ilirjan Muhos, ish-kreut të hipotekave. Ai do të dëshmojnë në procesin gjyqësor që do të mbahet ndaj Emiliano Shullazit.

Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Ndërsa nga ana tjetër gazetari i “Panoramës”, Armand Bajrami, bën të ditur se në seancën e sotme ka dëshmuar dhe noteria Drita Pepi. Kjo ka dëshmuar, pasi në vitin 2014, Shullazi dhe Ylvi Beqja në kanë nënshkruar dy marrëdhënie kontraktore.

Noteria Pepi është shprehur se: “Palët kanë firmosur me vullnetin e tyre. Marrëveshja ishte bërë jashtë zyrës sime”.

Ndërkohë, në seancë ka dëshmuar dhe Sali Caka, ku është shprehur se i ka dhënë 150 mije euro borxh Ylvi Beqes. “I kam dhënë 150 mije euro. Nuk m’i ka kthyer. Me shkatërroi. Kam hyrë garant edhe tek dy veta te tjerë”, mësohet të ketë thënë Caka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura