Ish-diplomati amerikan: BE nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj Kosovës

Nov 14, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Ish-Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Uilliam Montgomer ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj Kosovës për të përmbushur detyrimet e saj.

flamur kosove

Ai ka shtuar se Serbia duhet t’i vazhdoj negociatat me BE-në sipas Kapitullit 35 dhe të pezullojë palën kosovare derisa kjo e fundit t’i zbatojë marrëveshjet.

Gjithashtu, Montgomer ka thënë se në nivele më të larta të pushtetit në Uashington nuk ka interes të madh për Ballkanin duke shtuar se ai nuk është i sigurt nëse presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund ta gjejë këtë pjesë të botës në hartë.

Ndërsa, deklaratat e anëtarit të kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq i cili tha se shpreson që ky shtet një ditë do ta njohë Kosovën i ka quajtur provokim të rrezikshëm dhe shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të reagojë dhe të dënojë këtë deklaratë.

Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura