Ish deputeti takoi ‘pacientin 0’ në varrim/ Rudina Dembacaj dhe Marku Frroku dyshojnë për koronavirus: Temperaturë e lartë dhe dhimbje të tmerrshme, doktoresha na tha…

Mar 18, 2020 | 15:29
SHPËRNDAJE

marku live

Ish deputeti Mark Frroku dhe partnerja e tij, aktorja Rudina Dembacaj dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi. Ata janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre, por së bashku me 5 pjesëtarë të tjerë të familjes dhe thonë se mjekja në telefonatën me 127 u ka thënë që nuk mund t’ju bëhet tamponi nëse nuk janë në gradë të rëndë.

Ata kanë pasur temperaturë shumë të lartë dhe dhembje trupi. Kjo u ka ardhur pasi ish deputeti ka takuar pacientin zero dhe dy miq të tij që rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 në një varrim.

Ja rrëfimi i Rudina Dembacaj në Shqipërialive:

rudina dembacaj1

“Unë u ngatërrova pak se kisha dhe bajamet dhe bëra temperaturë 39.9, por duke qenë se Marku takoi në një ceremoni mortore pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus, të nesërmen Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe dhe me temperaturë 40.2, telefonuam 127 e na thanë që do vijmë tju bëjmë tamponin por mund tju bjerë pas dytiësh. Pritëm, pimë paracetamol 1 mg dhe unë mora edhe antibiotikët për bajamet që i kam kronike, ndërkohë Marku kishte shumë dhimbje trupi të tmerrshme e temperaturë 40.2. pas paracetamolit ulej temperatura me pak vështirësi dhe ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus. Ndërkohë ne jemi të mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy prej të cilëve janë pleq, prindërit e Markut, njëri mbi 70 e tjetri mbi 80 vjec, asnjëri ska simptoma, ne nuk u izoluam dot kurrë vecmas, madje gatuaja për të gjithë. Duke qenë se u shpeshtuan dhimbjet e trupin, e ndamë mendjen, për herë të tretë telefonova 127 dhe u acarova, për fat të keq personi që mu përgjigj bënte si investiguese, më tha a je e sigurt se do dënohesh, kishim të dy shumë temperaturë se ishte halli i pjesëtarëve të tjerë të familjes.

rudina

Fola me doktoreshën e 127 dhe më thanë që s’ka tamponë, nuk vijmë dot, por vetëizolohuni. Kur i thashë se ka takuar pacientin zero, më thanë që kur është shfaqur pandemi ne nuk vijmë dot ta bëjmë tamponin, vetëm nëse jeni në gradë të fundit, kështu më tha doktoresha, jo infermierja.
Ne kemi 3 ditë pa temperaturë, mua mu shëruan dhe bajamet dhe do i operoj së shpejti.

Nuk e keni hequr dyshimin?

rudina ne restorant

Jo, jemi izoluar, unë dola bëra tre hapa dje në bankë, mbajta distancë me njerëzit. Nuk kishim as probleme me frymëmarrjen as kollë, pimë vetëm paracetamol 1 mg.

Kemi 8 ditë nga dita që janë shfaqur simptomat.

Marku sheh 70 seri në ditë, më thotë të lumshin duart dhe ua po më duket si muaj mjalti. Shyqyr që jemi shtatë veta se në fund të karantinës unë dhe Marku do i kishim dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ishim çmendur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura