Ish-deputeti socialist, Tauland Dedja komenton letrën e Blushit: Vendos të ecë vetë… ka preferuar gabimisht të “luajë” vetëm

Apr 27, 2015 | 19:09
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti socialist Taulant Dedja komenton letrën e Ben Blushit drejtuar socialistëve duke thënë se këto qëndrime duhet të ishin mbajtur që në vitin 2007. Dedja thotë se në komentin e parë politik për mediat pas rreth 8 viteve, vendos ta bëjë për Blushin, paçka se nuk vlerëson prej tij faktin që “luan” i vetëm në politikë.

Taulant Dedja

Komenti i plotë i publikuar në profilin e tij në “Facebook”:

Kur lexova letren e hapur te Ben Blushit mu kujtua nje shprehje e Budes “tre gjera nuk mund te fshihen per nje kohe te gjate, dielli, hena dhe e verteta”. Ne se Beni do kish folur me kete gjuhe qysh me 2007, socialistet do kishin paguar shume me pak kosto e shume gjera do te rridhnin ndryshe por …. Megjithate me mire vone se kurre ! Me sa duket Beni vendosi me ne fund “te ece vete” … Te shohim vazhdimin …. Besoj je dakord Denion Ndrenika sepse eshte hera e pare qe po prononcohem per politiken ne atdhe pas 8 vitesh dhe merita eshte e Blushit cilesite e te cilit gjithmone i kam admiruar pervec faktit qe ka preferuar gabimisht te “luaje” vetem. Ne politike luhet me skuader !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura