Ish-deputeti shqiptar bën deklaratën e papritur në televizion: Unë kam frikë nga gruaja!

Nov 8, 2018 | 16:29
SHPËRNDAJE

Një nga të ftuarit e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Soirée” nga Jonida Shehu në “Top Channel” ishte edhe ish-deputeti dhe gazetari i njohur, Mitro Çelo.

mitro celo

Pavarësisht se mbrëmja e kësaj të mërkure ishte e gjitha konceptuar si “Nata Shkodrane”, Çela përfaqësonte shkodranët “e ardhur” duke qenë se vetë ai me origjinë nga jugu i vendit është dhëndër në Shkodër.

Në një atmosferë mjaft të këndshme të krijuar mes tij, Zef dhe Mario Dedës, gazetari i njohur ka treguar diçka që e dëgjojmë rrallë, jo vetëm në bisedat e zakonshme në tavolina, por edhe në televizion.

mitro celo2

Pyetjes së drejtuar Mario Dedës, nëse në shtëpi atij ia bën “zap” Zefi apo gruaja, Mitro u vetpërgjigj duke u shprehur thjesht dhe hapur: “Jo për gjë, por unë vetë kam frikë nga gruaja!”.

Pra burra, do të ketë guximin dikush nga ju të jetë aq i guximshëm sa Mitro dhe të pranojë të njëjtën gjë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura