Ish-deputeti i PS i bashkohet opozitës, kalon në partinë e Agron Dukës. Ja çfarë shkruan

Jan 24, 2020 | 12:41
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS-se, Arben Malaj i bashkohet Partisë Agrare Ambientaliste, të drejtuar nga Agron Duka.

Lajmin e ka bere te ditur vete Malaj, permes nje postimi te bere ne faqen e tij ne Facebook, teksa shkruan se e “ka mirepritur ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale”

malaj

Sipas tij, “Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian”

Mesazhi i Malajt 

Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale . Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike. Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi! Arbeni

Po sot, pas lajmeve te publikuara per kalimin e tij ne opozite me PAA, Malaj thekson:

“Te dashur miq, pavaresisht nga ajo qe do te shkruajne mediat, mirenjohja ime ndaj socialisteve te thjeshte do te jete e perhershme dhe e pa kushtezuar. Por ne asnje rast dhe per asnje karrike, nuk kam pranuar te jem nje mainkine ne dore te RaBaVe-llave qe I keqperdoren socialistet e thjeshte per pushtete abuzive, arrogante dhe te babezitura. Paralajmerimet e mia publike qe prej 2009 thellesisht profesionale per keta te pangopur me pushtet negativ I gjeni sot ne realititin e dhimbshem shqiptare dhe ne perkeqesimin e Shqiperise ne cdo indeks nderkombetare. Heshtja do te me bente bashkefajtore perball vendit tim edhe perball socislisteve te thjeshte . Mirenjohje Arbeni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura