Ish-deputeti i PD zbulon denoncuesin e audio-përgjimit: Është për t’i hequr kapelen

Aug 28, 2018 | 19:50
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ka reaguar pas audio-përgjimit të publikuar nga “Exit.al”, që tregonte se si qeveria shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku, për bllokimin e çështjeve të pronave.

Ai akuzon kryeministrin Rama dhe “emisarët e tij” për një qëndrim mafioz ndaj pronës dhe shpreh mirënjohje ndaj gjyqtarit Bianku: “Eshte per t’i hequr kapelen per qendrimin dhe integritetin gjygjtarit Bianku, te pakten ka ende shprese per sa kohe ka ende njerez te tille, edhe pse fatkeqesisht numerohen me gishtat e duarve”.

bogdani

Reagimi i ish-deputetit Bogdani

…ne te gjithe kete histori llumi e shantazhi, ajo qe po mbetet jashte fokusit eshte qellimi per te cilin Rama dhe emisaret e vet i bejne shantazh, presion, joshje gjygjtarit te Strasburgut!!! …dhe ky eshte qendrimi qe kjo qeveri ka per pronen dhe pronaret, ky mafioz pronash pseudo-socialist ne fasade, po kapitalist grabitqar ne thelb, te cilet edhe kur kane vendime te ligjshme nga Strasburgu nuk do t’i demshperbleje!!! …kjo eshte nje nga shume bemat e gjemat qe po ben me pronen e pronaret sot qeveria, qe nga bregdeti e deri tek Teatri e kryeqyteti!!! … prona qe njehere e nje kohe ia mori PPSH-ja, ndersa sot po ia gllaberon PPP-ja!!!

PS. Eshte per t’i hequr kapelen per qendrimin dhe integritetin gjygjtarit Bianku, te pakte ka ende shprese per sa kohe ka ende njerez te tille, edhe pse fatkeqesisht numerohen me gishtat e duarve!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura