Ish-deputeti i PD publikon raportin e Dhomës Europiane: Shqipëria një nga tri vendet më të vështira për të bërë biznes. Shqiptarët e ndershëm nuk…

Sep 1, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

shehajIsh-deputeti i PD, Agron Shehaj ka publikuar një raport të Dhomës Europiane, e cila sipas tij thotë që Shqipëria është një nga tri vendet më të vështira për të bërë biznes në Europë.

Sipas këtij raporti nga 46 vende, Shqipëria renditet e 44 duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Ukrainën

“EuCham (Dhoma Europiane) konfirmon atë që e di çdo sipërmarrës dhe investitor i huaj ose shqiptar: Shqipëria është një nga tri vendet më të vështira për të bërë biznes në Europë”, shkruan Shehaj.

Ish-deputeti Shehaj ngre shqetësimin se në Shqipëri mund të bëjnë biznes vetëm ata që janë të ludhur me qeverinë.

“Në Shqipëri mund të bëjnë biznes vetëm ata që janë të lidhur me qeverinë. Shqiptarët punëtorë, të talentuar, të ndershëm dhe me kurajo për të rrezikuar nuk kanë asnjë mundësi sepse i ndëshkon dhe i mbyt korrupsioni dhe klientelizmi politik. Luksi i politikanëve dhe biznesmenëve të lidhur me ta, është varfëria e shqiptarëve”, thotë Shehaj.

raporti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura