Ish-deputeti i PD garon për KQZ-në e re/ ‘A ndiheni i çliruar nga dashuritë e vjetra politike?’, Ilir Rusmali flet dhe për konfliktin e interesit: Tre motivet e mia janë…

Sep 30, 2020 | 19:23
SHPËRNDAJE

ilirjan rusmali

Ish-deputeti i PD-së Ilir Rusmali garon për dy pozicione në KQZ-në e re, atë të komisionerit shtetëror dhe në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Rusmali në seancën dëgjimore me kandidatët për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, parashtroi arsyet pse kërkon pozicionin e komisionerit. Sipas tij, që të kesh aftësitë e privilegjin që të ngresh një strukturë që ngrihet për herë të parë në historinë e vendit tënd “është privilegj që vështirë t’i hezitosh”.

I pyetur nëse “ndiheni i çliruar nga dashuritë e vjetra politike në kryerjen e këtij misioni’, Rusmali tha:

Unë e vlerësoj eksperiencën politike si eksperiencë dhe kaq, kam marrë distancë nga aktivizimi politik për motivet që tashmë dihen, mund të them për cilën parti politike votoj e këtë mund ta them hapur nuk e kam problem por nëse e konsideroni se sekreti i votës nuk e meriton të nëpërkëmbet, unë e lej këtë gjë.

Ajo që mund të them nëse e imagjinoj veten komisioner shtetëror s’mund të them që s’do lexoj ndonjëherë gazetat e s’do ndjek konferencat e shtypit, por do ishte standarti më i keq nëse do vendosej që nga pozicioni i komisionerit shtetëror. pershembull votimit si shtetas, si qytetar t’i rrihej larg, ky është neutralitet.

Komisioneri për shkak se menaxhon procesin nuk e shfrytëzon dot të drejtën e tij për të votuar, se atë për të kandiduar për poste ia ka ndaluar ligji por ky do ishte një standart që do e imagjinoja nga pozicioni i ardhshem, i komisionerit ndërsa kështu jam votues i rregullt, kam votuar por jo gjithmonë. Kjo për sa i përket raporteve me politken”.

Ndersa sa i përket pyetjes a ndihej ne konflikt interesi, ish deputeti u pergjigj:

Ka në lloj keqkuptimi popullor, shohin konflikt interesi pas cdo lloj veprimtare. Konflikt është gjë e pastër, nga pozicioni i interesit privat të abuzosh në kompetencën tënde vetë vendimmarrëse publike.

Raporti im me reformën zgjedhore, ka qenë një raport i një eksperti, unë strukturave vendimmarrëse jam përpjekur ti jap ekspertizën time më të mirë por në asnjë nga rrethanat s’kam qenë pjesë e vendimmarrjes së institucioneve, unë kam shkruar mori të neneve të ligjeve që keni miratuar ju, mori draftesh që i keni skarcuar e i keni ende në shqyrtim, por unë skam miratuar asnjë, e nuk e gëzoj të drejtën të quhem autor, kam punuar, por s’jam unë autori, autor është kuvendi, ju që i keni dhënë votën dhe jetën
debati për konflikt interesi është debat që nuk shtrohet dot për një ekspert që ska asnjë të drejtë vendimmarrëse”.

Damian Gjiknuri: Pavarësisht se ne ju njohim dhe kemi pasur kënaqësi të punojmë me ju edhe në reformën e fundit zgjedhore e ju jeni një njohës i thellë i cështjeve kushtetuese ligjore, për hir të procedurave të këtij komisioni, shkurt çfarë ju shty te aplikoni per keto dy pozicione dhe si e shihni poziten tuaj për faktin që dikur keni qenë anëtar apo eksponent i një partie politike, pse kjo ju bën ju të jeni të pavarur në këtë detyrë e ta realizoni me sukses?

Rusmali: Eksperienca ime politike është pjesë e historisë sime personale, CV-së time.

Unë nuk jam pjesë e politikës aktualisht, prej shumë vitesh, e sodis politikën nga larg, nganjëherë me emocion nganjëherë me ëndje, nganjëherë me bezdi, por soditës jam.

Nga këndvështrimi i sotëm e këtij kandidimi eksperienca ime politike fillon dhe mbaron tek fjala eksperiencë.

S’ka asnjë kontekst tjetër si mund të elaborohet.

Besoj që një institucion që merret drejtpërdrejt në menaxhimin e interesave politike sic është KQZ-ja, kjo lloj eksperience është një bagazh e favor shumë i madh për individin.

Duke e njohur politikën nga brenda ke më shumë mundësi edhe ta vlerësosh si duhet atë nga jashtë.

Për pyetjen e parë, besoj se është gjëja më e rëndësishme, kam 3 motive, njëlloj të rëndësishme.

Së pari sic e dini publikisht unë kam qenë i përfshirë në radhë të parë në përpjekjet, punën debatet e diskutimet, negociatat që janë zhvilluar, ju keni qenë aktorët, por unë kam qenë i përfshirë bashkë me ju në negociatat për reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore është në këtë pikë ku është sot, ende e papërfunduar, por ka bërë një hap shumë të madh përpara deri tani, ka mbyllur kapitullin e vet të parë, por reforma zgjedhore nuk mbyllet as me atë që është miratuar as me atë që është në axhendën e Kuvendit. Shpresoj të miratohet së afërmi.

Reforma zgjedhore e kuadrit ligjor mbyllet kur KQZ të kompletojë kuadrin ligjir me aktet normative që është kapitulli i dytë i rëndësishëm që zhvillohet në fushën e KQZ.

Te kapitulli i tretë është implementimi i kuadrit ligjor. Ne ligjet nuk i bëjmë për qejfin e ligjeve, i bëjmë që t’i zbatojmë ato, dhe implementimi gjithashtu është domen i KQZ.

Të dyja hallka të rëndësishme, madje për të përcaktuar suksesin e reformës janë më të rëndësishmet.

Motivi im i parë është ky, nëse kam qenë i përfshirë në dorë të parë në procesin e reformës deri tani kam këtë ambicie që procesin e reformës ta çoj përpara dhe në hallkat e tjera që të shkojë drejt suksesit.

Motivi i dytë ka lidhje me KQZ drejtpërdrejt. Reforma zgjedhore për herë të parë do vendosë administratën neutrale, të pavarur zgjedhore, e kjo është sfidë historike për menaxhimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Që të kesh aftësitë e privilegjin që të ngresh një strukturë që ngrihet për herë të parë në historinë e vendit tënd është privilegj që vështirë ti hezitosh.

Motivi i tretë ka lidhje me ju si individë që keni qenë të gjithë të përfshirë keni qenë aktorë të saj, e jeni dhe përfaqësues të partive tuaja.

Gjatë reformës kam konstatuar me kënaqësi një gjë që jo të gjithë e kanë vënë re, kam konstatuar që administratën zgjedhore të pavarur sot e duan të gjitha partitë politike në Shqipëri, i gjithë spektri politik, duan që Shqipëria një orë e më parë të marrë një administratë zgjedhore të pavarur.

Ky vullnet kaq i pastër e i hekurt është burim frymëzimi e burim optimizmi për të marrë përsipër e përballuar një detyrë të vështirë si ngritja e konsolidimi i një administrate zgjedhore të pavarur.

Këto janë motivet pse aplikoj për komisioner shtetëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura