Ish-deputeti i LSI-së takon të rinjtë e Devollit: Politikat klienteliste të Ramës kanë sjellë largim masiv. Të gjitha energjitë të fokusohen te…

Jul 3, 2020 | 19:11
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është takuar ditën e sotme me disa të rinj në Bashkinë e Devollit, ku thotë se shqetësimi i madh mbetet largimi i të rinjve nga vendi. Sipas Braimllarit përgjegjës për largimin e të rinjve është kryeministri Edi Rama me politikat e tij klienteliste.

braimllari

Ish-deputeti thotë se mungesa e vendeve të punës, kostoja e lartë e jetës, por mbi te gjitha mungesa e vizionit në përkrahjen e të rinjve ka sjellë largimin masiv, ndërsa thekson se “kjo politikë antikombëtare synon të vrasë shpresën dhe energjinë e jashtëzakonshme te rinise duke e demotivuar dhe larguar nga vendi”.

Me thirrjen të rikthejmë shpresën te rinia, Braimllari thotë se “të gjitha energjitë duhet të fokusohen tek punësimi, hapja e vendeve te reja të punës, stimulimi i bizneseve nëpërmjet politikave fiskale ne shërbim te rinise, me nje sistem arsimor qe unifikon diplomen me tregun e punes.”

Reagimi i plotë:

Ne takim me te rinjte ne Bashkine e Devollit. Shqetesim i jashtezakonshem mbetet largimi i te rinjve nga vendi per shkak te politikave klienteliste te Edi Rames.

Mungesa e vendeve te punes, kostoja e larte e jetes, por mbi te gjitha mungesa e vizionit ne perkrahjen e te rinjve ka sjelle largimin masiv.

Kjo politike antikombetare synon te vrase shpresen dhe energjinë e jashtezakonshme te rinise duke e demotivuar dhe larguar nga vendi.

Eshte mision kombetar kthimi i shpreses me qellim qe te rinjte te ndertojne ne vendin tone te ardhmen e tyre dhe te japin kontribut ne zhvillimin e vendit.

Te gjitha energjite duhet te fokusohen tek punesimi, tek hapja e vendeve te reja te punes, tek stimulimi i bizneseve nepermjet politikave fiskale ne sherbim te rinise, me nje sistem arsimor qe unifikon diplomen me tregun e punes. Te kthejme shpresen tek rinia.

#Shqiperia_shtepia_juaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura