Ish-deputeti i LSI-së bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës dhe merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Aug 30, 2019 | 16:23
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Besa, ka sjellë në jetë një vogëlushe dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Braimllari.

braimllari 1

Ndërkohë ditën e sotme, Braimllari ka marrë edhe një videomesazh nga kampi veror i LRI-së, ku i urojnë të voglës jetë të lumtur e të shëndetshme.

braimllari2

“Ne jemi të bindur që ai sot do të kujdeset për vajzën e tij, dhe dua që në emrin e të gjithë juve ta urojmë Siarin të ketë jetë të lumtur, jetë të shëndetshme. Të rritet e lumtur pranë Besës dhe Endritit. Urime. Është kampi i parë që nuk je pranë nesh, por na ke stërvitur fort, na ke bërë të jemi sot këtu ku jemi, kështu që të falënderojmë shumë. Përqafimi nga i gjithë grupi i LRI-së”, është mesazhi i grupit.


Ish-deputeti ka publikuar në “Facebook” një video ku falënderon ekipin e LRI-së për surprizën emocionuese. Ai gjithashtu shprehet se LRI kultivon përgjegjësi, solidaritet dhe frymën e bashkëpunimit.

braimllari mesazhi

“Faleminderit Floida dhe ekipit te LRI-se per suprizen emocionuese!

Tradita vazhdon brenda LRI-se.

Levizja Rinore per Integrim cdo dite e me shume forcohet dhe rritet ne pergjegjesi perballe angazhimit per ti sherbyer rinise.

Pergjegjesia e gjithsecilit nga ne per shoket jo vetem te forumit por ne te gjithe shoqerine u kultivua brenda Levizjes Socialiste per Integrim.

LSI kultivoi tek ne pergjegjesine, solidaritetin, frymen e bashkepunimit dhe energjine pozitive.

Levizja Socialiste per Integrim ka miresi, ka solidarit, pozitivitet. Kjo misherohet mese miri tek organizata me e mire dhe me e forte Rinore tek Levizja Rinore per Integrim. Tek ky ekip i fantastik dhe sifdues.”, shkruan Braimllari krahas videos.

braimllari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura