Ish-deputetët që nuk arritën ta fitojnë edhe një mandat

Jun 30, 2017 | 8:47
SHPËRNDAJE

Sabri Hamiti për disa vite ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, derisa për pesë mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

kuvend kosove

Por, zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit e lanë për herë të parë jashtë legjislativit akademikun e LDK-së.

Në këtë mandat nuk kanë arritur të zgjidhen deputetë as Arsim Bajrami e as Hajredin Kuçi, deputetë për disa mandate dhe ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, e cila inicioi mocionin e votëbesimit për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”, nuk është “shpërblyer” nga elektorati edhe për një mandat në Kuvend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura