Ish-burri e ekzekutoi me 3 plumba në oborrin e maternitetit, i jepet sot lamtumira 35-vjeçares që ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë! Autori ende në arrati

Dec 2, 2022 | 9:17
SHPËRNDAJE

Hamide Magashi do të përcillet sot për në banesën e fundit nga familjarët e saj. 35-vjeçarja u vra në oborrin e maternitetit në QKUK nga ish-burri i saj.

Viktima, e cila ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë, u qëllua me 3 plumba, dy në gjoks dhe një në kokë, që rezultuan fatale për jetën e saj.

Familjarët e saj kanë treguar se varrimi mbahet në orën 13:00. Ndërkohë ish-burri i saj, Sokol Halili është ende në arrati.

Policia e Kosovës deri tani ka gjetur automjetin, me të cilën ka lëvizur i dyshuari dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tij.

Viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshorti, për shkak të dhunës së ushtruar nga ai.

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se 35-vjeçarja dhe autori janë ndarë 5 muaj më parë. Motra e viktimës ka bërë të ditur se autoritetet kanë qenë në dijeni për mes ish-çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura