Ish-burri denoncon në Polici 29-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve, nisin hetimet ndaj saj për keqtrajtimin e fëmijëve të mitur

May 28, 2022 | 12:24
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçare po hetohet nga policia në gjendje të lirë pasi e ka denoncuar ish bashkëshorti.

Ai ka pretenduar se e reja i keqtrajton fëmijët e tyre të mitur, duke ushtruar dhunë psikologjike.

policia-Vlore12

Njoftimi

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen F. T., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, shtetasi A. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, se 29-vjeçarja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura