Ish-bashkëshortja e Bleros flet për herë të parë për paragjykimet pas ndarjes dhe për raportin që ka me Afrona Dikën

Oct 27, 2020 | 11:57
SHPËRNDAJE

Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi janë ndarë në mënyrë miqësore dhe gëzojnë një raport shumë të mirë edhe pas krijimit të familjeve të reja, për hir të vajzës që kanë bashkë, Tarës.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (11)

Ditën e djeshme, Teuta ishte e ftuar tek “Rudina”, ku foli për marrëdhënien me Bleron dhe bashkëshorten e tij, si dhe për familjen e re që ka krijuar.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (5)

Më kanë gjykuar, si është e mundur, pse ku ka në botë kështu… Më janë dukur budallallëqe gjykimet, sepse secili prind duhet të mendojë për të mirën e fëmijës, sepse fëmija nuk ka faj. Nuk ka përse të vuajë pasojat e ndarjes.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (4)

Jemi treguar që në fillim të pjekur në këtë aspekt, sepse unë vazhdoj të kem prioritet mirëqenien, shëndetin e vajzave para vetes edhe para gjithçkaje.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (7)

Unë kam një të mirë, që në momentin që ndihem rehat me veten, edhe në momentin që unë vendos për një gjë, edhe gjithë bota me u ngrit, me më thënë që nuk është mirë, nëse unë mendoj që është mirë dhe e vlerësoj, thjesht do të vazhdoj me timen”,- u shpreh Teuta.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (10)

Ajo foli edhe për Adonisin, bashkëshortin e saj, i cili nuk dëshiron të jetë në vëmendje të mediave. Ata kanë një vajzë tjetër bashkë, e cila quhet Kaia.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (3)

Teuta tregoi se Adonisi e ka kuptuar që në fillim situatën në të cilën ajo ndodhej dhe prioritetin për Tarën.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (2)

Lidhur me bashkëshorten e Bleros, Afronën, ajo tha:

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (8)

Kam shumë mendim të mirë për Afronën. Është vajzë shumë e mirë dhe e respektoj unë. Nuk ka qenë as Afrona dhe as Adonisi për ndarjen, prandaj nuk ka pse të ketë asnjë ndjenjë negative”.

teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura