Ish-bashkëshorti i saj u kthye në një grua, nëna e Kendall dhe Kylie Jenner rrëfen se si familja e priti lajmin “tronditës”

Apr 16, 2021 | 0:08
SHPËRNDAJE

Babai i Kendall dhe Kylie Jenner, Caitlyn Jenner, vendosi që në vitin 2016 të ndryshonte gjininë nga burrë në grua.

caitlyn jenner kris jenner (2)

Ish-bashkëshortja e tij, Kris Jenner, ka folur së fundmi në një intervistë për këtë ngjarje të madhe dhe ka rrëfyer mënyrën se si ajo dhe e gjithë familja e saj e kanë pritur këtë lajm, shkruan “Daily Mail”.

caitlyn jenner kris jenner (4)

65-vjeçarja tha se ajo dhe familja e saj nuk kanë pasur njohuri për procesin e tranzicionit gjinor dhe e konsideroi ngjarjen si “një tronditje” kur zbuloi se Caitlyn kishte vendosur ta bënte.

caitlyn jenner kris jenner (5)

Ne nuk dinim si ta përpunonim këtë lajm. Ishte një proces, ishte një tronditje dhe pastaj ishte një realitet, ishte diçka që ne duhej ta thithnim dhe të përpiqeshim të mblidhnim mendjen dhe të mësoheshim”,- kujtoi ajo.

Pasi lajmi u përhap dhe u bë publik, Kris tregoi se e gjithë familja kaloi një periudhë të vështirë.

caitlyn jenner kris jenner (1)

Jam e sigurt se shumë njerëz që janë adhurues të shfaqjes tonë nuk e prisnin diçka të tillë dhe u hutuan”,- tha Kris.

Ajo shtoi se përparësia e saj ishin fëmijët dhe pranoi se nuk është kujdesur për ta siç duhet në atë periudhë.

caitlyn jenner kris jenner (3)

Unë jam nëna e fëmijëve, kështu që përpjekja për të lundruar mes kësaj situate ishte e vështirë, sepse doja të isha prindi më i mirë dhe të bëja gjënë e duhur dhe nuk e dija gjithmonë se çfarë do të thoshte kjo në atë situatë”,- u shpreh ajo.

Megjithatë, Jenner e përshkroi 71-vjeçarin si shumë të respektueshëm dhe babain e fëmijëve të saj.

caitlyn jenner kris jenner (7)

Ata u martuan në vitin 1991 dhe u ndanë në vitin 2013. Ata janë prindër të Kendall dhe Kylie Jenner.

Ndërkohë Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian erdhën në jetë nga martesa e parë e Kris me Robert Kardashian. Ata mbetën miq deri në vitin 2003 kur biznesmeni ndërroi jetë.

kourtney kardashian (5) kim kardashian (1) khloe kardashian (6)

kendall jenner (5) kendall jenner (11) kylie kendall caitlyn jenner (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura