Ish-banori i “Big Brother” bëhet baba për herë të parë, zbulon edhe emrin e veçantë të vajzës

Jan 25, 2021 | 12:18
SHPËRNDAJE

Ish-banori i “Big Brother”, Elsamed Senaj, është bërë baba për herë të parë.

elsamed senaj (1)

Partnerja e tij, Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Ulfa.

Lajmin çifti e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Së pari ka qenë Elsamedi që ka ndarë një foto të vogëlushes së porsalindur, vetëm pak minuta pasi ajo kishte ardhur në jetë.

elsamed senaj (6)

Sapo Zoti na bekoi me vajzën tonë, Ulfa. Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh! Faleminderit jeta ime Klaudia për këtë dhuratë kaq të bekuar! 23.01.2021, 21:00.

elsamed senaj (8)

Si baba i ri sapo kam marrë ndjenjën më të bukur në jetën time, bekimin më të madh dhe sytë e mi shikojnë tjetër botë”, -ka shkruar ai, duke etiketuar edhe të bijën, e cila me sa duket është bebi më i ri i Instagramit.

elsamed senaj (7)

Ndërsa partnerja e Elsamedit, ka ndarë disa orë më pas një foto me bebushen në sallën e lindjes, duke shkruar:

elsamed senaj (4)

Ulfa – Përjetësisht bashkë fryma ime! Faleminderit Zot!

elsamed senaj (2)

Çifti i ri e dha lajmin e pritjes së ëmbël në ditën e lindjes së Elsamedit, duke zbuluar edhe gjininë e të voglës, përmes një kutie me tullumbace rozë.

elsamed senaj (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura