Ish-banori i “Big Brother 9” dhe e dashura regjisore, skena puthjeje në klipin ku ishte pjesë Ricky Martin e Messi

May 25, 2020 | 15:38
SHPËRNDAJE

Eli G (Elsamed Senaj) i “Big Brother 9”, pasi ka bërë bujë me klipin “A din me Bo Twerk”, është bërë pjesë e klipit “Antes Que el Mundo se Acabe”, të sapopublikuar nga reperi me famë botërore Residente.

Eli G dhe partnerja e tij regjisore, Klaudia, janë përzgjedhur si çifti shqiptar në skenat e puthjes mes çifteve të famshme nga e gjithë bota, midis të cilëve; Ricky Martin, Leonel Messi, Jessica Alba, Ben Aflex, Ronaldinjo e shumë yje me famë botërore me partnerët e tyre.

Eli G dhe partnerja e tij u zgjodhën nga Shqipëria për të dhënë puthjen e tyre, mes shumë puthjeve të çifteve VIP nga e gjithë bota. Bashkë me sekuencën ku shfaqeshin në klip, Klaudia bëri këtë status në rrjetet sociale: “Puthje në të gjitha gjuhët e botës”.

Ishte ky synimi i këtij videoklipi që sapo ka dalë i reperit Residente. Çiftet janë nga çdo cep i botës, duke shpërndarë dashurinë si “arsyen e fortë të jetës”. Residente mori shkas nga pandemia që po kalojmë, duke bërë të ndiejmë frikë sikur fundi i botës po vjen dhe të paktën të vdesim duke puthur dashurinë tonë.

“Kur Residente më kërkoi një puthje me Eli G Senaj, direkt si ishim ia dërguam, sepse kur një ndenjë është e vërtetë, s’ka nevojë për kohë. Kështu që, përfaqësuam pak sekonda Shqipërinë me dashurinë tonë. Kjo është vlera e vërtetë e jetës”, përfundon statusin Klaudia.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura