Ish-at nuk janë aspak problem! Ledri dhe Dafina gati për këngën e re, Sara dhe Dj Geek të parët për t’i mbështetur

Jun 25, 2020 | 19:19
SHPËRNDAJE

Ndërsa janë bërë pesë vite nga bashkëpunimi i fundit me këngën “I Got Your Back”, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri do të bashkohen sërish në një këngë, së bashku me Lumi B.

ledri sara dj geek dafina

Projekti i ri i cili titullohet “Aman” do të lançohet më datën 1 korrik, por sot treshja ndau një foto në Instagram ku lajmëronte për detajet e klipit të ri. Në fakt fotoja pritej pasi Dafina kishte lajmëruar se e kishte një foto të bukur me Ledrin dhe Lumi B, kështu që vëmendja e ndjekësve u orientua diku tjetër. Pikërisht tek komentet.

Të parët që “u vërsulën” në komente për të mbështetur Dafinën dhe Ledrin ishin Dj Geek dhe Sara Hoxha.

Megjithëse lidhja e Dafinës me Dj Geek ka përfunduar disa javë më parë, ai vazhdon t’i japë mbështetjen e tij maksimale këngëtares, ashtu siç Sara Hoxha bën me partnerin e saj aktual, Ledrin.

Madje, duket se Sara nuk e ka aspak problem faktin që Ledri po sjell një këngë me ish-in e tij të vjetër, Dafinën (dhe as Dj Geek duket se s’bëhet xheloz për Dafinën, megjithëse është kthyer në “ish”).

Asnjëri nga ish-at s’ka probleme me partnerët e rinj apo të vjetër mes tyre, tashmë dy djemtë janë bërë shokë dhe dy vajzat janë bërë shoqe , madje bëjnë “tifo” për këngëtarët.

ledri vula sara hoxha ledri sara

dafina zeqiri dafina dafina zeqiri dj geek dj geek dafina zeqiri dafina´djgeek1 dafina´djgeek

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura