‘Irritohet Kremlini’/ Mediat serbe: Putin anulon vizitën në Beograd, nuk i pëlqen afrimi me SHBA-në për…ja çfarë thonë analistët

| 9:25
SHPËRNDAJE
 

Media serbe Danas shkruan se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta vizitojë Beogradin përgjatë muajit tetor, siç u njoftua nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në disa raste muajve të fundit. Duke iu referuar burimeve jozyrtare nga përfaqësuesit e qarqeve diplomatike, Danas shkruan se kjo ka ndodhur për shkak të një qejfmbetjeje të Putinit ndaj Vuçiç.

0105foto-EPA-EFE-MAXIM-SHIPENKOV-678x381

“Burimet tona pretendojnë se Kremlini nuk e ka zbuluar arsyen pse Putini ndryshoi mendim dhe hoqi dorë nga mbërritja e planifikuar, por ata theksojnë se “Rusët sigurisht nuk e pëlqejnë afrimin e fundit të Serbisë me Shtetet e Bashkuara në fushën e politikës së jashtme, e cila ishte veçanërisht e dukshme gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Burimet shtuan më tej për Danas se “marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës shënon një tjetër pikë kthese në trendin konstant të humbjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, e cila irriton Kremlinin. Partneri më i afërt i Rusisë në Ballkan, Serbia, po zgjidh mosmarrëveshjen e Kosovës pa ndonjë pjesëmarrje ruse në negociata dhe po u afrohet Shteteve të Bashkuara, ndikimi i të cilave po rritet ‘në kurriz’ të Rusisë”.

Megjithatë, sot Danas i ka dhënë zë deklaratës së një analisti politik në vend që nuk mendon se anulimi i vizitës së Putinit në Beograd është shenjë e ‘ftohjes’ së miqësisë mes tyre.

Sipas analistit politik Dragomir Andjelković “marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë nuk janë prishur dhe se vizita e Presidentit rus Vladimir Putin nuk ishte anuluar, sepse nuk ishte planifikuar zyrtarisht”.

Naslovna-velika-8

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

  1. Rusia i do te gjitha shtetet njësoj, por Serbia perpiqet të jap ngjyra qeni takimeve.

Comments are closed.