Irritohen maqedonasit: Festuan kuqezi, kë do përfaqësojë Shkëndija në “Champions”, ne apo Shqipërinë?

May 22, 2018 | 19:58
SHPËRNDAJE

Cilin shtet do të përfaqësojë Shkëndija e Tetovës? Shqipërinë apo ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë? Kjo është pyetja ironike që ngrenë mediat në vendin fqinj, dukshëm të bezdisura nga festa kuqezi e Tetovës.

6f46d6e7-8afa-4635-a4a4-b4cf363aab0f

 

Përballja ndaj Pelisterit legjitimoi një titull të fituar javë më parë dhe që i dha jetë festës së një etnie të tërë. Shqiptarët në Maqedoni janë praktikisht gjysma e popullatës, etni shtetformuese, por që në 27 vitet e ekzistencës së FYROM-it, ka vuajtur trajtimin e pabarabartë nga pjesa sllave ndaj dhe kurrë nuk ka harruar të evokojë origjinën e saj.

Prandaj dhe stadiumi i Tetovës ishte i gjithi kuqezi. Kuqezi si fanella e Shkëndijës, kuqezi si uniforma e Ballistëve, kuqezi si flamujt kombëtarë të shpërndara në tribunat e impiantit.

Portali “Sport” shkruan: “Pas dy muajsh, kur të nisë ‘Champions League’ cilin vend do të përfaqësojë Shkëndija? Festa në Tetovë ishte kuqezi me shqiponjat që fluturojnë në stadium si pjesë e koreografisë së tifozëve”. Sezonin e shkuar Shkëndija u aktivizua në Europa League. Në të gjitha transfertat që mori pjesë, skuadra e Tetovës u mirëprit në gjuhën shqipe “Mirë se vini”, por edhe atëherë mediat sllave u bezdisën!

sport

http://www.balkanweb.com/site/irritohen-maqedonasit-festuan-kuqezi-ke-do-perfaqesoje-shkendija-ne-champions-ne-apo-shqiperine/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura