Ironizoi ministren se nuk falenderoi FSK e Kosovës, Xhacka i kthehet analistit: Kanë ardhur për të punuar, jo për foto në fb

Nov 30, 2019 | 23:00
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka reaguar ndaj analistit Berat Buzhala, i cili në një postim në facebook kishte vënë në dukje se Ministrja kishte harruar të falenderonte për mbështetjen ekipet e kërkim-shpëtimit te Kosoves.

buzhala

Pas kesaj ka reaguar ministrja Xhacka, e cila ne rrjetet sociale shkruan se të bërit politikë në këto ditë të trishta për kombin shqiptar është një gjë e shëmtuar.

Në sqarimin e saj, teksa shprehu falenderime Xhacka shkruan se të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë dhe jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.

Postimi i plotë:

Është e shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike. Por është perverse që pikërisht sot, të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit. E bëj këtë sqarim, jo për t’ju përgjigjur atij që e hodhi në shesh këtë teori të shëmtuar, por për hatër të gjithë atyre, që me të drejtë, shqetësohen kur dëgjojnë nga goja e një figure publike të flitet për urrejtje patologjike për Kosovën e mosmirënjohje të Ministrit të Mbrojtjes për djemtë e shkëlqyer të FSK. Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët, që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falenderuam. Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontigjentët amerikanë, kroatë, zvicerianë, grekë, serbë e izraelitë që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit. Sepse, ndryshe nga sa mendon analisti që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.
I kam falenderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falenderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK. Nuk kam pasur unë e nuk ka pasur asnjë shqiptar kurrë dyshim që vëllezërit kosovarë do na gjendeshin në orën tonë të tragjedisë, ashtu si ju gjendëm ne atyre kur tragjedia kish pllakosur andej kufirit. Ju jemi gjendur e na janë gjendur e do t’ju gjendemi e do na gjenden, jo sepse këto i shohim si mundësi për të bërë foto për FB, por sepse jemi një popull. Gjatë këtyre ditëve shqiptarët ia dolën të mahnisin botën mbarë me solidaritetin mes tyre. Është vërtet një turp i madh, në fakt është perverse, që në këtë situate të marrësh e të nxjerrësh një postim në FB nga një takim spontan e ta përdorësh pastaj me një poshtërsi të tillë si provë për një urrejtje patologjike mes shqiptarëve. E kuptoj luftën politike dhe kritikën politike. E kuptoj dhe e pranoj edhe pse të bësh politikë në kohën e një tragjedie të tillë është vërtet e ulët. Ama ndjej neveri, asgjë veç neverisë e përçmimit, për këdo që bën politikë duke nxitur dasinë mes shqiptarëve. Turp!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura