Ironia therëse e Artan Fugës për kullat në Tiranë: Futboll vertikal. Kemi ngatërruar stadium

Mar 15, 2018 | 9:13
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuka, ka bërë një ironi therëse me kullat që po ndërtohen në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook, ku ka treguar një fabul, Fuga shkruan se futbollistët do të luajnë nëpër katet e kullës dhe jo në stadium.

Fuga tregon ëndrrën e keqe të personazhit të tij të preferuar Qenan K. i cili sheh futbollin duke u luajtur nëpër dhomat dhe dyert e kullës që shërben si hotel.

ArtanFuga

Postimi i plotë

Futboll vertikal!
————————
Dy skuadrat dolën në fushë. Ishte finalja e kupës së republikës.

Tifozët ishin ulur në shkallët e stadiumit.

Arbitrat kishin si mbështetje dhjetra kamera për ta ndjekur lojën nga afër. Asnjë faull mos shpëtonte pa u ndëshkuar.

Porta e skuadrës vendase ishte dera kryesore e kullës. Kurse miqtë e kishin portën te dera e daljes lart në tarracën e kullës.

Lojtarët nuk dihet se përse ishin kaq të eksituar në planin psikologjik.

Topi u vendos në mesfushë aty te holli i katit të tetë. Lojtarët vendas e zotëruan atë. Njeri prej tyre e goditi dhe e zbriti disa kate më poshtë, ku mbrojtësit e skuadrës së tij ishin të pambuluar. Nisën të bëjnë pasime me njeri tjetrin në hyrjet e katit të tretë.

Tifozat miq nisën të fishkëllenjnë.

Dikush prej lojtarëve vendas as e bëri fare qefin qeder, e ktheu edhe më poshtë te portjeri që po qendronte në portë te dera hyrëse.

Ky i fundit pasi ndjeu se disa sulmues të skuadrës mike po zbrisnin me furi nëpër shkallë, për ta rrezikuar, mori hov dhe i dha një shqelmim topit i cili u ngrit lart si balonë në hapësirat vertikale mes shkallareve.

Ndaloi aty te kati i dymbëdhjetë. Një dylyftim i fortë atje mes sulmuesve vendas dhe mbrojtjes mike.

Arbitri vëshelleu.

Diku te WC e katit të dymbëdhjetë sulmuesi i majtë vendas kishte bërë një faull ndaj mbrojtësit të djathtë mik.

Goditja e lirë u dha prej këtij të fundit. Ai pasoi djathtas te shoku i tij i krahut që ndodhej në aneksin e kuzhinës të apartamentin përballë. Aty dribloi një lojtar kundërshtar te depua e druve dhe eci me furi drejt hyrjes së apartamentit. Atje pësoi një stërkëmbësh dhe u plas mbi pllakat e mermerit.

Topi kërceu dy a tri herë dhe doli jashtë vijave anësore. Kishte dalë nga dritarja e dhomës së gjumit.

Tifozët bërtitën nga shkallët. Kërkonin karton të verdhë.

Nejse. Arbitri nuk e pa të udhës. Morrën një top të ri. U bë rivënia në lojë. Skuadra mike u hodh në sulm. Disa sulmues rrëshqisnin nëpër parvazet e shkallëve. Të tjerë kapërcenin shkallët nga katra a pesë. Zbrisnin me furi poshtë, drejt derës hyrëse.

Topi zbriste poshtë me furi.

Por, ndërhyri qendërmbrojtësi vendas. E spastroi zonën e rreptësisë. Topi diku kishte fluturuar.

22 lojtarë nisën ta kërkojnë nëpër wc-ra, dhoma gjumi, studio. Pas derës së hyrjes, në depot e druve, brenda dollapeve në mur.

Gjithçka kishte mbetur pezull. Heshtje.

Paprimtas tifozët shpërthyen në një urra të fortë.

Sulmuesi i majtë vendas ishte treguar kopil. Ai e kishte marrë topin. Me disa pasime në mur kishte arritur të futej në ashensorin e katit të dytë bashkë me topin, pa u vënë re nga askush. Me ashensor ishte ngjitur në katin e pesëmbëdhjetë duke u ndodhur krejt i pambuluar.

Ballëpërballë me portjerin mik, shuuut, topi çan portën tej e tej.

Gol.

Miqtë kundërshtojnë.

“Me ashensor ishte pozicion jashtë loje” – thonë.

Arbitrat mblidhen kokë më kokë.

Njeri nga trajnerët bërtet : “Kemi ngatërruar stadium. Nuk është këtu. Duhej futur te dera tjetër. Atje te fusha. Futbolli luhet horizontalisht jo vertikalisht.”

Nuk quhet!
Nuk quhet!

Qenan K. u zgjua i tromaksur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura