Ironia e Ramës për aleatët e PD/ Kundërpërgjigjet Basha: E ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët janë lodhur prej tij, por në 25 prill…

Jan 20, 2021 | 17:15
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se Lulzim Basha ka lënë jashtë listave për deputetë demokratët për t’u bërë vend “memexhinjve”. 

basha-rama

Kryedemokrati Basha shprehet se Rama e ka të vështirë ta kuptojë që shqiptarët janë lodhur prej tij, por këtë do ta mësojë më 25 prill kur qytetarët ta largojnë nga detyra.

“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan kreu i selisë blu në rrjetet sociale.

Sjellim në vëmendje që më herët shefi i ekzekutivit tha se Basha ka lënë jashtë listave për deputetë demokratët, sepse vendin e tyre e kanë zënë tashmë aleatët e “opozitës së bashkuar”.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Rama ironizon duke thënë: “Demokratët të ngrohen në diell! Memexhinjtë i zunë vendet”. “Ja pse u tremb Luli kur pa në ëndërr që Memet do ndaloheshin me ligj”.

 

bashh

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura