Ironia e politikanit të njohur: Tani ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit

Sep 5, 2018 | 9:55
SHPËRNDAJE

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

 

Kurti bëri një krahasim të kohës së sotme me mesjetën, duke thënë se dy ‘mbretërit’, Thaçi dhe Vuqiq po e konsiderojnë tokën si private dhe po shtypin popullin..Madje, ai në formë ironie tha se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi taman sikur në mesjetë.binushi-1523360887-4123849-1523379743-3522646_1536133445-2972084

“Presidenti që gjashtë vjet duke dialoguar me Serbinë, mirëpo pa sukses. As nuk u shpërbënë strukturat e Serbisë, as nuk u kthyen të pagjeturit e as për dëme të luftës nuk është bërë asgjë. Pas negociatave të pasuksesshme, Presidenti po pretendon që ka shkop magjik dhe të zgjidh problemin. Thaçi dhe Vuçiq po e trajtojnë  shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private, shkruan Express.

Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë.  Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, ka thënë Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura