Ironia e hollë e Grida Dumës me veshjet firmato për ato që s’ua mban t’i deklarojnë!

Dec 13, 2017 | 20:59
SHPËRNDAJE

E ftuar ditë më parë në emisionin “Garderobë” të aktorit Romir Zalla, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma. Ndër të tjera ajo është shprehur edhe për pjesën e të veshurit me rroba firmato, ku Zalla e ka pyetur si ka mundësi që nuk është komentuar për pjesën e rrobave firmë, si shumë deputete të tjera.

“Sepse unë nuk mbaj gjëra false. Kur kemi dëgjuar që filani ka diçka të shtrenjtë dhe është komentuar për diçka të tillë, menjëherë janë justifikuar duke thënë që është false,” është shprehur Duma. Ky pohim i saj jo pa ironi, na sjell ndërmend raste kur deputete apo punonjëse të larta shtetërore, kur janë komentuar për çanta apo rroba firmato, kanë nxituar menjëherë që të thonë se janë false ose imitacione. E tillë me siguri duhet të jetë edhe kjo veshje e zonjës Duma, e fotografuar nga paparaci ynë ku si gjithmonë ajo nuk del jashtë kornizave të stilit të saj. Jo vetëm bluza me mëngë të gjata është karakteristike për deputeten e Partisë Demokratike, por edhe fustani i gjatë deri në fund të këmbëve sikundër në foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura