Ironia e Ermal Mamaqit, pozon me qengj si Kryeministri Rama

Feb 22, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Fotoja e Kryeministrit Edi Rama me një qengj në familjen fermere të përmbytur në jug bëri xhiron e mediave sociale pak ditë më parë, e shoqëruar me komente nga më të ndryshmet. Kjo foto duket se ka shërbyer si objekt frymëzimi për Ermal Mamaqin, i cili ka postuar dje foton e tij me qengj, një paralelizëm ironik ky për Kryeministrin Edi Rama. Me anë të kësaj fotoje Ermali ka njoftuar publikun e tij ta ndjekë në programin që ai moderon në kanalin T të Digitalb. “Sot, në orën 22:00 mos humbisni ‘6 ditë pa Ermalin!’ Të ftuar Besa Kokëdhima dhe Luana Vjollca dhe një qengj”, ka shkruar ai në statusin e tij në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura