Ironia e deputetit të PD-së me Tahirin: Po fliste si vajzat që dalin nga shtëpitë publike dhe…

Sep 13, 2017 | 11:58
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar ashpër kundrejt ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ku është shprehur se teksa ai fliste i ishte dukur si një njeri që nuk kishte folur kurrë më parë në Parlament.

ervin salianji

Nga ana tjetër Salianji, ka hequr një paralelizëm duke theksuar se Tahiri, i është dukur si vajzat që dalin nga shtëpitë publike dhe del e bën moral në shoqëri.

 

“Ish-ministri i Brendshëm mbajti një fjalim sikur fliste për herë të parë në këtë sallë, ku vjen dhe përplas duart dhe këmbët. Ministri i Brendshëm i cili u bë gazi i botës duke kultivuar drogë, jo drogë sikundër ai thotë që kultivohet nga fshatarët e varfër.

A e dini se si mu duk ish-ministri i Brendshëm? Mu duk si ato vajzat që përjashtohen nga shtëpitë publike, dalin dhe iu bëjnë moral gjithë lagjes se si duhet të sillën në shoqëri”,  tha Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura