Ironia e Canës: Serbia na sheh nga TV, ndërsa ne luajmë në Francë

Oct 11, 2015 | 20:33
SHPËRNDAJE

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses, për arritjen e qëllimit tonë. Tani shkojmë në Francë me kokën lart”, tha kapiteni Cana pas ndeshjes. 

Lorik Cana
Lorik Cana

“Jemi të gjithë bashkë, ndaj ia dolëm të realizonim këtë ëndërr. Shqiptarët nuk kanë më betejë mes vetes.  Ne tashmë po fitojmë betejat e tjera. Kemi një skuadër me zemër dhe do t’ia dalim dhe në vazhdim, por tani le të festojmë”.

Për Serbinë

“Serbia na sheh nga Tv duke pirë birra ndërsa ne do të luajmë në Europian”.

Dedikimi

“Kjo fitore është për çdo shqiptar, do të shkojmë në francë për të kaluar grupët. Është dhe për familjen time, për babain tim që më ka mbështetur kurdo në jetë në rrugëtimin tim”.

Agolli: Ishin eliminatore perfektë. Dua ta ndaj me të gjithë këtë gëzim

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i gëzuar. Nuk arrij dot ta shpreh atë që ndjej në këto momente. Unë dua ta ndaj me të gjithë lojtarët e kombëtares këtë gëzim.

Janë emocione shumë të mëdha. Mendoj se shokët bënë një ndeshje të përkryer ashtu sikurse edhe ishte i gjithë sezoni. Merita na takon të gjithëve”.

Basha: Ta harrojmë Serbinë. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë

“Jam shumë i lumtur për kualifikimin që arritëm sot. Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë. Ne kaluam momente jo të mira pas humbjes me Serbinë, por tani duhet ta harrojmë atë ndeshje. 
Duhet t’i gëzohemi të gjithë së bashku kualifikimit dhe besoj të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë sot”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura