“Ironi tragjike nëse partia do të duhej të hante bar”/ Nga deklarata e 30 korrikut në selinë blu tek reagimi pas përjashtimit të Berishës. Ambasada amerikane: PD ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara

Sep 11, 2021 | 8:36
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Vetëm pak minuta para se Grupi Parlamentar i PD-së të drejtohej për në seancën e parë plenare të kësaj legjislature pa liderin historik të PD-së, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë doli me një deklaratë mbështetëse ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Basha-dhe-Yuri-Kim..

Sipas selisë diplomatike të SHBA-së në Shqipëri, vendimi i kryedemokratit ishte shumë i vështirë, por ndërkohë shtoi se si 30 vite më parë edhe këtë herë PD, sipas Ambasadës së SHBA-së, diti të distancohej nga e shkuara, për të parë për para për të ndihmuar Shqipërinë.

Ndërkohë, vendimi i Bashës duket se ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes PD-së e Ambasadës së SHBA-së.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara, me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, reagoi Ambasada e SHBA-së.

ÇFARË THA AMBASADORJA NË FUND TË KORRIKUT

Kujtojmë që në fund të korrikut kryediplomatja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në selinë blu ku i kërkoi të rishikonte listën e deputetëve me të cilët do të hynte në Parlament.

Në vijim të fjalës së saj, ambasadorja Kim u shpreh do të ishte tragjike nëse PD do të zgjidhte të shkuarën vetëm për interesat e një individi.

“Kujtojmë qe partia dhe te tjere kane shqetesime ne lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, por qe gjithashtu keto shqetesime jane pasqyruar ne raportin e OSBE-ODIHR. Gjithashtu do te jete e rendesishme dhe e domosdoshme qe kjo gje te behet ne menyre domethenese dhe SHBA-ja do të vazhdoje te mbeshtesë perpjekjet per demokracine ne Shqiperi. Ndersa PD do te rikthehet ne Kuvend, eshte e rendesishme qe PS te mund te ngrihet mbi interesat e saj partiake.

Dua te nenvizoj dhe njehere pergjegjesine qe ndersa kreret e partive do te futen ne Kuvend, te shoqerohen nga deputete qe e meritojne besimin e Shqiperise. E rendesishme qe PD te mendoje per keto c’eshtje. Sic’ e permenda me pare, PD ka luajtur nje rol te pazevendesueshem per ta nxjerre kete vend nga diktatura, nga komunizmi. Do të ishte ironi historike dhe po aq tragjike nese partia do të duhej te hante bar per hir te nje deputeti te saj. Ne fakt shpresa jone eshte qe partite te vazhdojne perpara dhe bashkepunimi yne te shkoje perpara”, tha Kim më 30 korrik nga selia e PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura