Irina Shayk në krah të aktorit 40-vjeçar, e dashura e rradhës modele për të?

Apr 24, 2015 | 21:43
SHPËRNDAJE

Thashethemet e fundit nga bota e Gossip-eve flasin për një flirt mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper. Modelja ruse dhe aktori i “American Sniper” ishin së bashku në emisionin “Finding Neverland” në Broadway.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Sipas Page Six të “New York Post”, ish-i i Cristiano Ronaldo, bukuroshja 26-vjeçare dhe snajperi i “American Sniper”, 40-vjeçar, janë takuar përmes miqve të përbashkët dhe kanë qenë duke u frekuentuar që prej javës së kaluar.

Burimi tha, “Është një marrëdhënie miqësore. Për momentin”

Shayk përfundoi disa muaj më parë një marrëdhënie 5-vjeçare me futbollistin portugez të Real Madrid.

Ndërsa aktori i Hollivudit, i cili është nominuar kohët e fundit për çmimet Oscar, i dha fund një marrëdhënie me modelen britanike Suki Waterhouse, 23-vjeçare, pas dy vjetësh lidhje.

Nga zëdhënësit e të dyve nuk ka komente, askush nuk e mohon, askush nuk ka konfirmim. Por tani thashethemet kanë marrë hov!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura