Irenej provokon sërish: Të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

Sep 18, 2017 | 9:34
SHPËRNDAJE

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej i njohur për deklaratat e tij provokuese ndaj shqiptarëve, nuk ndalet.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Irinej ka thënë se detyrë kryesore e Serbisë është kthimi i sa më shumë serbëve në Kosovë.

auto_pat_irinej1505717204

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”.

Irinej shton më tej se ka shpresë tek Rusia, e vetmja që mund të ndihmojë Serbinë të mbajë Kosovën.

“Shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona”, është shprehur ai.

Patriarku shpreson gjithashtu se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pikëpamje të njëjta me Kishën, kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Besoj se Presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, ka thënë Irinej, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me nismën e Vuçiçit për dialog të brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura