‘Irani po mbytet’/Rreziku që u kanosej ambasadave amerikane, ja ç’thonë zyrtarët e lartë

Jan 13, 2020 | 7:44
SHPËRNDAJE

Zyrtarët kryesorë amerikanë janë bërë gardh rreth pohimeve të Presidentit Donald Trump, i cili ka thënë se komandanti iranian i forcave Quds Qassem Soleimani synonte të hidhte në erë katër ambasada amerikane.trump

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha për rrjetin televiziv CBS News se “ai nuk kishte parë informacione zbulimi se Irani paraqiste një kërcënim të afërt për katër ambasada të SHBA-së, por ai shtoi se i besonte Presidentit Trump kur thotë se ka pasur një gjë të tillë (kërcënim)”.

Në një intervistë për CNN-in shefi i Pentagonit tha se ai besonte se Soleimani ishte “ditë larg” fillimit të një sulmi ndaj objekteve amerikane kur SHBA-ja sulmoi me dron duke e vrarë atë më 3 janar.

Si përgjigje, Irani hodhi 16 raketa balistike në bazat ushtarake në Irak, ku janë vendosur trupat amerikane. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ishin në dijeni të sulmit disa orë përpara, gjë që u dha kohe të garantonin sigurinë e forcave. Pas sulmit nuk pati njoftime për viktima amerikane.

Në seancat për informimin e Kongresit lidhur me sulmin për vrasjen e Soleimanit, ligjvënësit përfshirë kryetarin e komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff, thanë se zyrtarët e administratës Trump nuk përmendën kurrë mundësinë e sulme ndaj katër ambasadave.

Por këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien tha për Fox News të dielën se “ata (demokratët) duhet të na besojnë për informacionet e zbulimit që kemi patur në lidhje me kërcënimin që paraqiste Soleimani”.

Ai shtoi se ishte “e vështirë të diheshin specifikat” e kërcënimit që vinte nga Soleimani dhe forca Quds që ai drejtonte. O’Brian tha gjithashtu se kishte informacione për “kërcënime shumë serioze ndaj objekteve amerikane në rajon”.

Kryetarja Nancy Pelosi drejtuese e Dhomës së Përfaqësuesve tha se “mendon se administrata nuk ka qenë e çiltër me Kongresin”.

Pas sulmit me raketa të Teheranit, Trump u tërhoq nga kërcënimet e mëparshme për sulme të mëtejshme ushtarake kundër Iranit dhe në vend të kësaj i vendosi Teheranit sanksione të tjera ekonomike.

O’Brien tha që fushata amerikane e “presionit maksimal” kundër Iranit po funksionon. “Irani po mbytet”, tha ai duke shtuar se është bërë e vështirë për Teheranin të marrë paratë për financimin e vazhdueshëm të operacioneve ushtarake të forcës Quds në Lindjen e Mesme. /VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura