Irani: Do rishikojmë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Jan 19, 2020 | 18:54
SHPËRNDAJE

“Irani do të rishikojë bashkëpunimin e tij me misionin mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara nëse do të përballet me masa “të padrejta”, tha kryetari i Parlamentit iranian Ali Larijani.

Deklarata pason një vendim të fuqive të mëdha për të vënë në lëvizje një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeje në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Teheranin të vitit 2015.

db4e9319-f5e9-4683-b746-b12f77145ec4_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s

Vendimi i Francës, Britanisë dhe Gjermanisë ngrihet në nivelin e një akuze zyrtare ndaj Iranin për shkelje të kushteve të marrëveshjes dhe mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së të cilat u hoqën pasi hyri në fuqi pakti.

“Ne deklarojmë hapur se nëse fuqitë evropiane, për ndonjë arsye adoptojë një qasje të padrejtë në përdorimin e mekanizmit të mosmarrëveshjeve, ne do të rishikojmë seriozisht bashkëpunimin tonë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, ka thënë zoti Larijani sipas televizionit shtetëror.

Teherani i ka braktisur gradualisht angazhimet e tij në kuadër të paktit si reagim ndaj sanksioneve amerikane të cilat u rivendosën pasi SHBA-ja braktisi marrëveshjen bërthamore në vitin 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura