Iraku nis ofensivën për “shporrjen” e ISIS-it

May 26, 2015 | 17:16
SHPËRNDAJE

Forcat qeveritare irakiane kanë nisur formalisht operacionet ushtarake për ta sprapsur Shtetin Islamik nga provinca Anbar. 

Ushtria e Irakut

Njoftimi erdhi nga zëdhënësi i lëvizjes Mobilizimi Popullor, e përbërë kryesisht nga myslimanë shiitë që luftojnë përkrah qeverisë irakiane kundër ISIS-it.

Trupat irakiane do të vendosen në provincën Slalahudin, e cila po fortifikohen në mënyrë që të jetë ushqim për mësymjet ndaj ISIS-it.

Qeveria irakiane synon që të rimarrë qytetin Ramadi, i cili është mjaft i rëndësishëm për luftën. Vetëm dy ditë më parë, forcat irakiane u kritikuan nga SHBA-të se kishin neglizhuar së tepërmi ekstremistët e ISIS-it.

Ndërsa vetë qeveria irakiane nuk i pranoi kritikat, por akuzoi SHBA-të se nuk e kishin ndihmuar sa duhet në betejën për Ramadin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura