Irak, sulm në bazën ajrore të Baladit, plagosen 4 persona

Jan 12, 2020 | 20:45
SHPËRNDAJE

Katër persona u plagosën të dielën gjatë një sulmi ndaj një baze ajrore në Balad në veri të Irakun, e cila strehon gjithashtu edhe personel amerikan.

Ushtria irakiane tha në një deklaratë se në bazë ishin hedhur tetë raketa Katyusha. Baza ndodhet rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit Bagdad.

B1B679B9-A254-4AE8-80BF-6FAB9C8399CB_w1023_r1_s

Burimet ushtarake i identifikuan të plagosurit si ushtarë irakianë dhe nuk pati asnjë raportim për viktima në radhët e trupave amerikane.

Në deklaratën e ushtrisë nuk thuhej se kush mund të ishte përgjegjës për sulmin dhe nuk përmendeshin tensionet e rritura mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili të mërkurën e kaluar qëlloi me 16 raketa balistike dy baza ushtarake në Irak ku janë të vendosura forca amerikane./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura