IQOS i autorizuar si produkt duhani me risk të modifikuar

Jul 14, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

0616d51c-fa1a-4ef7-8839-393b3adeb0d4

IQOS nga Philip Morris është bërë produkti i dytë i autorizuar si MRTP – Produkt Duhani me Risk të Reduktuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA, sipas një njoftimi për shtyp të FDA.

IQOS dhe fijet e posaçme të duhanit që përdoren me të, gjithashtu u bënë produkti i parë i duhanit që përcaktohet si “ekspozim i modifikuar” i cili “lejon tregtimin e një produkti që përmban nivel të reduktuar ose paraqet një ekspozim të zvogëluar ndaj substancave të dëmshme, prej të cilit pritet të përfitojë shëndeti publik,” thuhet në deklaratën e FDA dhe sipas Tobacco Journal.

Pajisja IQOS ngroh fijet e duhanit dhe gjeneron aerosol me përmbajtje nikotine. Të dhënat e paraqitura në FDA tregojnë se tregtimi i produkteve IQOS si një MRTP mund të ndihmojë duhanpirësit e rritur të largohen përfundimisht nga cigaret dhe të zvogëlojnë ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme. Gjithashtu FDA do të ndjekë nga afër se si IQOS do të vazhdojë të tregtohet dhe të sigurohet që produktet të mos përdoren nga të rinjtë.

“Ne jemi të kënaqur që FDA autorizoi IQOS të tregtohet si një produkt duhani me risk të modifikuar. Ky autorizim i jep Philip Morris mundësinë për të komunikuar përfitimet shtesë nga kalimi në IQOS dhe ky vendim është një hap i rëndësishëm për duhanpirësit e rritur, “tha Billy Gifford, CEO i Altria. “IQOS është një pjesë thelbësore e së ardhmes pasi zhvillojmë portofolin tonë të produkteve pa tym të autorizuara nga FDA, në mënyrë që të orientojmë drejt tyre duhanpirësit e rritur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura