Inxhinieri jep shifrën: 500 mln euro dëme nga tërmeti, Shqipëria s’e përballon dot emergjencën

Dec 3, 2019 | 22:45
SHPËRNDAJE

Inxhinieri i Ndërtimit Arben Meçe deklaroi se demet e shkaktuara nga tërmeti kapin shifrat e 500 milionë eurove.

MECE-723x450

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” inxhinieri tha se Shqipëria është në kushtet financiare që nuk e përballon dot emergjencën natyrore, pasi i mungojnë paratë për të menaxhuar situatën. Sipas tij goditja që ka pësuar vendi ynë nga kjo dukuri natyrore është katastrofike.

“Çështja është emergjente, pasi shteti çdo muaj akumulon fonde. Shteti në këtë moment nga këto koncesione posedon 15 mln euro në dorë. Ato s’bëjnë asgjë. Unë kam deklaruar 500 milionë dëme nga termeti. I kam thënë; përgatituni. 15 mln nuk janë as për menaxhimin e situatës sociale për të ushqyer njerëzit. Teknikisht nuk realizohet. Kushtet financiare për Shqipërinë nuk e përballojnë emergjencën. Goditja që ka pësuar Shqipëria është katastrofike.”, tha Meçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura