Investitorët në Twitter padisin Elon Musk dhe platformën, zbulohet arsyeja

May 27, 2022 | 7:03
SHPËRNDAJE

elon musk1Investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh, raporton BBC.

Rasti pretendon se ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.

Shefi e Tesla-s akuzohet për “sjellje të gabuar” pasi “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar “kaos” në selinë e Twitter në San Francisko”.

Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të zotit Musk.

Në padi thuhet gjithashtu se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.

Gjithashtu se disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Twitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura