Investigimi si FSHF zhduku 2,1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare, ish-Sekretari Prodani: Paratë janë përdorur për lukse, qeveria të marrë në dorë futbollin

Jan 20, 2022 | 14:34
SHPËRNDAJE

Prodani-Eduard

Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Eduard Prodani ka folur mbi faktet e skandalit që ka denoncuar “Panorama Sport” lidhur me abuzimin me 2,1 milionë dollarë të FIFA-s që ishin akorduar për klubet shqiptare, por që “kanë avulluar”.

Askush nuk toleron abuzimin me detyrën janë të dënueshme me ligj.

Kam vite që kritikoj e akuzoj federaten për keqmenaxhim të fondeve. Ja ky është keqmenaxhimi.

Jam fokusuar në faktin që paratë e futbollit janë përdorur për lukse për gjëra të panevojshme kur futbolli ka pasur nevoja të jashtëzakonshme.

Ajo që ka ndodhur në rastin konkret është dhënë një shumë parash që 2/3 janë mbajtur nga federata e futbollit nuk janë dhënë, para që kanë qenë të nevojshme në një periudhë kritike kur shumë klube e shoqata të futbollit i janë afruar fundit për shkak të krizës së pandemisë“, tha Prodani ne nje lidhje me Skype ne News24.

Sipas tij, ky investigim i Panorama sport, “duhet të ndiqet nga të tjera investigime”.

“Ka qenë praktikë jo e rrallë ku destinaconi i fondeve devijohet”, tha ai teksa i beri thirrje qeverise te marre ne dore sportin shqiptar.

“Duhet ti bëja një pyetje strukturave të qeverisë të ardhura për një rilindje në futboll,
duhet të marrë në dorë futbollin se është një sektor i rëndësishëm duhet ta largojmë nga abuzimet dhe keqmenaxhimi të ndihmojmë të marri vendimet e veta të drejta të pa manipuluara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura