Investigimi i “Business Insider” për kontaktet e Ramës me McGonigal, Meta: Faktohet sërish lidhja e errët. Koha për ndëshkim

Feb 8, 2023 | 13:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të investigimit të medias amerikane “Business Insider” ku faktohen edhe njëherë lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

ILIR-META_frame_60060-1280x720

Meta shkruan se këtu faktohet edhe njëherë lidhja e errët e kryeministrit Edi Rama me McGonigal ndërsa shton se tashmë është koha për ndëshkim.

Statusi i Ilir Metës

Media prestigjioze amerikane “Business Insider” fakton sërish lidhjen e errët të Kryeministrit Edi Rama me McGonigal.

“Business Insider” vë në dukje se: “Në Shqipëri dhe gjetkë, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin klasik të favoreve në këmbim të parave, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe Kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që klientët e tij kërkonin.

Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues ‘nën tavolinë’, thotë Qeveria, ndodhi kur ai ishte ende në FBI”.

KOHA PËR NDËSHKIM!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura