Intriga në Big Brother, Tea-Fatjonit: “Zaida më tha që ne jemi puthur fshehurazi”

Mar 23, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Tea, Fatjoni, Kika dhe Xhensila janë duke biseduar në një kënd të dhomës së ndenjes. Kika i tregon Fatjonit që Zaida ka filluar të flasë për të duke e zhvlerësuar si aparencë. Fatjoni qesh duke i thënë Kikës se Zaida çfarë e thotë tani nuk e thotë pastaj.

Tea merr shkas nga kjo bisedë dhe i tregon Fatjonit se Zaida e ka akuzuar duke i thënë: “ti je puthur fshehurazi kamerave me Fatjonin”. Fatjoni i kërkon Teas që të mos bjerë pre e provokimeve dhe t’i thotë që e ka bërë një gjë të tillë. “Ne të dy e dimë me njëri-tjetrin se çfarë raporti kemi, thjesht bëje të plasi tjetrën”-i thotë Fatjoni.

Xhensila e acaruar me Zaidën gjen ambient për të shprehur raportin jo të mirë që ka me të. Fatjoni mundohet ta qetësojë duke i thënë se është mirë ta njohësh se kush është dhe të mos i besosh.

“Kika ka tipin qe i flet gjerat dhe këtë e dimë ndërsa Zaida ka një tip që të lan e të lustron. Ajo dje u zu me mua, u bë për të qarë dhe pastaj erdhi dhe qeshte prapë. Tani çfarë nuk flet prapë”- i thotë Fatjoni duke marrë parasysh dhe bisedën që Zaida ka bërë me Tean e Kikën.

Xhensila duket se kjo gjë e mërziti dhe më shumë dhe lutet që të ndahet sa më shpejtë nga Zaida. Ajo vazhdon të shprehet se sido që të jetë situata do vazhdojë ta mbrojë si partnere pasi po të bëjë të kundërtën mund të penalizohet dhe vetë për sa kohë që kjo lojë do vazhdojë të luhet në çift.

“Ne jemi komplet ndryshe, mënyrë të foluri ,të perceptuarit, strategjia në loje, jemi nga ekstremi në ekstrem. Ajo është komplet tipi që thotë ‘bëj si them unë mos bëj si bëj unë’” -thotë Xhensila.

“Këtu jemi në lojë dhe gjithsecilin nga këta këtu ne duam ta dërgojmë në shtëpi. Jashtë do flasim, do ju ftoj në Pogradec, do shkojmë në Korçë tek Tea por këtu do mbaj veten” thotë Xhensila.

Fatjoni dhe Tea e mbështesin një zëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura