Intervista/ Xhaka: Ndaj vëllait do jetë e vështirë, por unë nuk toleroj

Jan 28, 2016 | 13:22
SHPËRNDAJE

Dueli i Zvicrës kundër Shqipërisë në Europian, ka vënë përballë dy vëllezërit Xhaka. Taulanti teksa ka dhënë një intervistë për gazetën Blick për përballjen me vëllain, Granitin, ka theksuar se nuk ka rëndësi nëse luan kundër vëllait të tij, por “natyrisht nuk dua ta lëndoj as atë dhe askënd tjetër” tha ai teksa ka dëshirë që në këtë përballje të fitojë Shqipëria.

Taulant Xhaka, vëllai yt Graniti thotë se është shumë e vështirë të luajë kundër gjakut të tij. A do donit edhe ju që të mos kishte një përplasje me Zvicrën?

Po, e tërë situata është e vështirë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time. Babai im, Ragipi, thotë se është me fat që ka dy duar, për të ngritur gishtin e madh për secilin.

xhakaaa

A do hezitosh për t’i ndërhyrë vëllait tënd me këmbë gjatë ndeshjes?

Jo, nuk do ndryshoj stilin e lojës, në fund të fundit dua që të fitojë Shqipëria. Nuk ka rëndësi nëse luaj kundër vëllait tim. Por natyrisht nuk dua ta lëndoj as atë dhe askënd tjetër.

Ju keni luajtur njëherë kundër vëllait. E mbani mend atë duel?

Natyrisht, ishte diçka e veçantë për të dy ne. Por atëherë luaja si mbrojtës i djathtë dhe ai ishte në mesfushë. Pra nuk kishte shumë dyluftime mes nesh. Kjo do ndryshojë në Europian.

Çfarë mund të bëni me Shqipërinë?

Shumë gjëra. Ne mund të mposhtim çdo kundërshtar, kemi fituar në kualifikuese mes të tjerash edhe kundër Portugalisë. Sigurisht Zvicra e Franca janë favoritët në grup. Të dy ekipet kanë ndoshta individë më të mirë se ne në grup. Por ajo që na diferencon është kohezioni i ekipit.

Në total janë 12 lojtarë në kombëtaren shqiptare, që janë formuar në Zvicër. A do vijë edhe Shani Tarashaj dhe Albian Ajeti me ju?

Nuk mund të them asgjë. Tentoj të mos ndikoj në këtë drejtim. Ata duhet të vendosin së bashku me familjet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura